Panik në Llogara, makina përfshihet nga flakët në ecje (Foto+Video)

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qafën e Llogarasë duke shkaktuar panik e kaos tek pushuesit e shumtë që janë nisur drejt Jugut të vendit. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

makina 2

Sipas informacioneve të para dyshohet për një defekt në automjet.

majkina 3

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa një zjarrfikëse po shkon drejt vendit për të shuar zjarrin. Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak i policisë

Më datë 01.08.2017 rreth orës 09:30 njoftohemi nga salla operative se në vendin e quajtur ”Shata” në Llogara, një automjet tip ”BMW” me targa ”AA 166 HR”,  ka marrë flakë dhe është duke u djegur plotësisht.

Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Nuk ka dëmtime personash. Shërbimet e policisë janë dërguar në vendngjareë për zbardhjen e rrethanave.

makina ne flake ne llogara

makina ne llogara

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?