Panik në Majorka, peshkaqeni në breg (VIDEO)

Një situatë alarmante përfshiu turistët në Majorka të Spanjës. Ata kanë parë se si një peshkaqen mbërriti fare pranë bregut, aty ku notojnë fëmijët.

Peshkaqeni 3 metra i gjatë, u shfaq krejt papritur në Cala Domingos, një plazh me rërë, tepër i frekuentuar nga turistët që frekuentojnë Majorkan. Mësohet se policia ka mbyllur atë zonë të plazhit duke mos lejuar asnjë plazhist që të hynte në ujë.

Më pas ato kanë ndërhyrë për të larguar peshkaqenin nga bregu për të qetësuar plazhistët që të vijojnë normalisht pushimet, duke e nxjerrë nga uji peshkun grabitqar.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?