Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Panik në PS dhe Qeveri: Do humbim thellë me 25 prill, ndaj pastroni dosjet e tenderimeve!

Panik në PS dhe Qeveri: Do humbim thellë me 25 prill, ndaj pastroni dosjet e tenderimeve!

Aktualitet
E hënë, 22 Mars 2021 06:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Kryeministri duke ndjerë humbjen e 25 prillit ka vendosur gjithë ikonat e PS nga fundi i listave, ku nuk kanë asnjë shans për t’u bërë deputetë. Me një djallëzi shembullore Edi Rama i ka futur në “vijën e zjarrit” emrat që nuk i duhen më, pasi i përdori e tani do t’i hedhë përtej gardhit të selisë së PS që të mos ia marrin vulën e partisë, kur të humbë zgjedhjet.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Edi Rama vendosi në listën e sigurt të Tiranës Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin, duke lenë nga bishti i kavallit Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën dhe Mimi Kodhelin. Praktikisht Pandeli Majkon e ka vendosur të 19-tin në Tiranë, ku nuk ka asnjë shans të fitojë. Në rezultatin më të mirë të PS, fitues me pikëpyetje konsiderohet i kandidati i 17-ti. Aq më keq ka listuar Fatmir Xhafën, te 23-tin po në Tiranë. Blendi Klosin te 7-tin në Berat. Asnjeri nuk ka shans fitore. Ndërkohë ish-kryeministri Majko duke e kuptuar fare mirë se ky listim mbetet si karton i kuq nga Rama që t’i nxjerrë jashtë loje qëkur PS-në e pushtoi sekti rilindas, ndaj ka thënë do largohet nga politika. Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë. Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re. “Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara,”– u shpreh Majko. Pas kësaj interviste dhe me 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI. Vendosja e këtyre emrave në fund të listës është strategjia me cinike që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar gjithë ata që i shikon si problem apo rivalë kur PS të jetë në opozitë.  Vendosja në listë humbëse e emrave si; Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Blendi Klosi u servir nga Edi Rama si një strategji që do t’i detyrojë ata të dalin dhe të mbledhin vota. Në fakt, qëllimi është krejt tjetër. Emrat e tyre u vendosën në pozicione humbëse, që pas largimit të PS nga qeveria askush në selinë rozë të mos shfaqen si rivalë të Edi Ramës për t’i marrë partinë. Të vetmit emra që pas humbjes së zgjedhjeve do të kërkonin analiza dhe reformim të partisë, sot janë vendosur në pozicione që pas zgjedhjeve as mund të hapin gojën. Sepse Edi Rama  e ka gati që tani kundërpërgjigjen për ata.  E para, nuk mund t’i kërkojë llogari askush nga ata që nuk kanë mandat deputeti dhe rezultatin Edi Rama do t’ua plasë në fytyrë si një refuzim të socialistëve ndaj tyre. E dyta, jashtë Parlamentit askush prej emrave të njohur të PS nuk ka mundësi që të nisë një betejë për reformimin e PS. Ka një argument që Edi Rama e ka përdorur shpesh këto ditë, për të mbajtur nën kontroll inatin dhe qejfmbetjen e njerëzve që praktikisht i përzuri nga partia. Sipas tij, edhe ai dhe Taulant Balla janë në pozicione jo të mira në listë, në Vlorë dhe në Elbasan. Në këtë justifikim ka dhe një tallje me socialistët. Edi Rama kandidon në dy qarqe. Nëse nuk merr vota në Durrës do të mundohet të marrë në Vlorë. Ndërkohë ka dhe një lojë me kandidatët në listën e Vlorës dhe Elbasanit. Në rast të mos marrjes së votave të nevojshme, ndonjë drejtor i Edi Ramës që është vendosur krye të listës në Vlorë do të japë dorëheqjen si deputet, për të mos e lënë jashtë Kuvendi dhe pa imunitet kryeministrin. E njëjta gjë dhe në Elbasan. Ndaj loja me listat e hapura dhe votimin preferencial është me rrezik vetëm të Majkon, Xhafën, Kodhelin dhe Blendin Klosin. Drejtuesit e tjerë në PS i kanë rregulluar punët që edhe nëse socialistët nuk i votojnë, të mbeten sërish në Kuvend.  Pjesa tjetër e strategjisë së PS për të ndëshkuar të vjetërit është dhe më e pamoralshme. PS ka struktura solide dhe këto ditë votuesit socialistë po orientohen me mesazhe se kë duhet të votojnë. Po u thuhet në mënyrë të hapur se cilin kandidat kërkon Edi Rama në Kuvend dhe cili kandidat duhet ndëshkuar. Në listat e brendshme të PS vota po orientohet te drejtorë të rëndësishëm dhe njerëz që për publikun janë anonimë, por jo për emrat e socialistëve të vjetër. Këto skema që po luhen në PS janë zbuluar së fundi dhe nga kandidatët që u hodhën në fushatë elektorale si humbës që në nisje të saj. Ndaj dhe Pandeli Majko pa nisur ende fushata e di se nuk ka asnjë shans për fitoren e tij dhe as të PS. Dhe po kërkon punë me dy diploma që thotë se ka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-kryeministri e paralajmëroi largimin e tij nga politika dhe humbjen e PS-së.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.