Pano Soko: “Ramizmi” dhe PPP-të po rëndojnë shqiptarët dhe brezat e ardhshëm

Eksperti i ekonomisë dhe aktivisti Pano Soko i pranishëm në protestë, kritikoi ashpër mënyrën se si qeveria ka menaxhuar ekonominë dhe shërbimet publike. Në qendër të kritikave të tij ishin kontratat koncesionare dhe Partneritetet Publike-Private (PPP), veçanërisht ato me afat disa dekada. Soko argumentoi se marrëveshje të tilla u lënë qytetarëve të së ardhmes një barrë financiare që është krijuar nga vendimmarrjet e sotme.

Ai u ndal edhe te sistemi shëndetësor, duke vënë në pikëpyetje premtimin për një shëndetësi falas. Sipas Sokos, ndërsa rreth 700 milionë euro mblidhen çdo vit nga taksat për Ministrinë e Shëndetësisë, shqiptarët shpenzojnë edhe rreth 1.5 miliardë euro drejtpërdrejt nga xhepi për kujdesin shëndetësor.

Për të, këto shifra tregojnë se qytetarët po përballen me një barrë të dyfishtë: paguajnë taksat dhe më pas detyrohen të paguajnë përsëri për shërbimet shëndetësore. Soko deklaroi gjithashtu se problemi, sipas tij, nuk qëndron vetëm te kryeministri Edi Rama si individ, por te modeli i qeverisjes që ai e përkufizoi me termin “ramizëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?