Papa: ‘Ballkanizimi’ po kërcënon Europën

Kreu i Kishës katolike, Papa Françesku ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i “ballkanizimit” sipas tij të Bashkimit Evropian dhe ka vlerësuar se për ta evituar këtë, BE do të duhej të forconte “kreativitetin” e vet dhe të mësojë për të pranuar “ndarjet e shëndosha” në radhët e veta.

Duke biseduar me gazetarë në avion pas kthimit nga vizita në Armeni, Papa ka përmendur rrezikun nga rajonet si Skocia e Katalonja që ta shpallin ndarjen dhe kjo gjë do të sillte “ballkanizimin e Evropës”.

“Që Evropa ta kthejë fuqinë që e ka pasur në rrënjët e veta, duhet të jetë kreativitet dhe ndarje të shëndoshë (…), që do të thotë të ketë më shumë pavarësi, më shumë liri të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?