Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: Lufta kundër shpërdorimit të drogës, betejë për dinjitetin njerëzor

Aktualitet E mërkurë, 26 Qershor 2024 12:30
Papa Françesku: Lufta kundër shpërdorimit të drogës, betejë për dinjitetin njerëzor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
“Lufta kundër shpërdorimit të drogës është betejë për dinjitetin njerëzor dhe shpresë për ardhmerinë më të mirë”. Këtë theksoi Papa në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës së sotme Botërore kundër shpërdorimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës. “Kësaj murtajeje” Ati i Shenjtë Françesku ia kushtoi edhe katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme.

“Përballë situatës tragjike të varësisë së miliona njerëzve nga droga në mbarë botën, e përballë shkandullit të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogave, nuk mund të jemi indiferentë. Me rastin e ditës botërore kundër shpërdorimit të drogës dhe trafikut të sotëm të paligjshëm të saj, Papa Françesku ia kushtoi kësaj plage katekizmin e audiencës së përgjithshme të së mërkures, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Tema e Ditës së sotme Botërore kundër abuzimit me drogën dhe trafikimit të paligjshëm, themeluar nga OKB-ja në 1987 është: “Provat janë të qarta: duhet të investojmë në parandalim”.

Shën Pali, Korintasve

Leximi që i paraprin reflektimit të Papës, është marrë nga Letra e parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintasve:

“Gjithçka më lejohet! Po, por jo gjithçka është e dobishme. Gjithçka është e lejuar për mua! Po, por nuk do ta lejoj të më sundojë! Ushqimi është për barkun dhe barku për ushqimin! Po, por Zoti do të shkatërrojë këtë dhe atë. Trupi nuk është për papastërtinë, por për Zotin, dhe Zoti është për trupin. Hyji, që ringjalli Zotin, do të na ringjallë edhe ne me fuqinë e tij”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çdo njeri ka dinjitetin e birit të Zotit

Nëse, siç pati pohuar Shën Gjon Pali II, shpërdorimi i drogës dëmton çdo bashkësi në të cilën është e pranishme, Papa Françesku na kujton se vëmendja i takon njeriut, që e përdor. E, duke cituar atë që u tha pjesëmarrësve në takimin e organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave më 24 nëntor 2016, shprehet kështu:

“Çdo i droguar mbart me vete një histori të ndryshme personale, e cila duhet dëgjuar, duhet kuptuar, duhet dashur dhe, sa më shumë që të jetë e mundur, duhet shëruar e duhet pastruar. (…). E do të vazhdojnë të kenë më shumë se kurrë dinjitet, si njerëz që janë bijtë e Zotit. Të gjithë kanë një dinjitet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

T’i jepet fund prodhimit dhe trafikut

Papa citon më pas fjalët e ashpra të Benediktit XVI, i cili u bëri thirrje trafikantëve të reflektojnë “për dëmin që po i bëjnë një morie të rinjsh dhe të rriturish”, duke pasur parasysh se Zoti do t’u kërkojë llogari. “Janë vrasës” – pohon Françesku, i cili më pas ndalohet tek rruga që duhet ndjekur për ta luftuar përdorimin e drogës:

“Reduktimi i varësisë nga droga nuk arrihet duke liberalizuar konsumin e saj – kjo është fantazi – siç është propozuar ose zbatuar tashmë në disa vende. Liberalizohet dhe konsumohet më shumë. Duke ditur një mori historish tragjike të narkomanëve dhe familjeve të tyre, jam i bindur se është moralisht e nevojshme t’i jepet fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme. Sa trafikantë vdekjesh ka – sepse trafikantët e drogës janë trafikantë vdekjesh – sa trafikantë vdekjesh ka, të nxitur nga logjika e pushtetit dhe e parasë me çdo kusht!”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Parandalimi, hap i parë i kundërvënies

Françesku e dënon “logjikën me çdo kusht të pushtetit dhe të parasë”, që i shtyn trafikantët të mbjellin vdekje dhe e shikon parandalimin si “mënyrë prioritare” për të luftuar shpërdorimin me drogën. E, duke u mbështetur në përvojën e tij personale, shton:

“Në udhëtimet e mia ndër dioqeza dhe vende të ndryshme, pata mundësi të vizitoja bashkësi të shumta shërimi, të frymëzuara nga Ungjilli. Janë dëshmi e fortë dhe shpresëdhënëse e përkushtimit të priftërinjve, rregulltarëve dhe laikëve për të vënë në jetë shëmbëlltyrën e Samaritanit të Mirë. Po kështu, u ngushëllova nga përpjekjet e konferencave të ndryshme për trajtimin e njerëzve të varur nga përdorimi i drogës dhe parandalimin e kësaj plage”.

Lutja dhe zotimi kundër drogës

Papa kujton si shembull rrjetin ‘La Pastoral Latinoamericana de Acompañamiento y Prevençión de Adicciones’ (PLAPA) i cili shkëmben përvojën dhe vështirësitë në luftën kundër drogës, e edhe ipeshkvijtë e Afrikës Jugore që, në nëntor 2023, organizuan një takim me temë: “T’u japim forcë të rinjve, si veprimtarë të paqes dhe të shpresës”. Askush nuk mund të qëndrojë indiferent, thekson Papa, përballë “situatës tragjike të varësisë nga droga” dhe “shkandullit të prodhimit dhe të trafikut të paligjshëm”.

Modeli ynë është Jezusi

Duke përsëritur çka pati shkruar në Mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në Kongresin e 60-të Ndërkombëtar të Toksikologëve Ligjorë, më 26 gusht 2023, Papa përsërit:

“Në stilin e afërsisë së Jezusit, edhe ne jemi të thirrur të veprojmë, të ndalemi përpara situatave të brishtësisë dhe të dhimbjes, ta dëgjojmë britmën e vetmisë dhe të ankthit, të përkulemi, për t’i ngritur përsëri dhe për t’i rikthyer në jetën e re ata që bien në skllavërinë e drogës”.

Papa përfundoi duke na ftuar të lutemi për “kriminelët, të cilët shpenzojnë dhe u japin drogë të rinjve”.

E ripohoi: “Janë kriminelë, janë vrasës. Të lutemi për pendimin e tyre”.

R.SH. / Vatikan

Etiketat e lidhura

26 qershorPapa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.