Papa Françesku nga Iraku: E padenjë për dikë që mendon për biznesin e tij gjatë një pandemie

“Është e padenjë që, ndërsa të gjitha të gjithë jemi të prekur nga kriza pandemike, dhe veçanërisht këtu, ku konfliktet kanë shkaktuar kaq shumë mjerim, disa të mendojnë me lakmi për bizneset e tyre”, deklaroi papa Françesku gjatë një tubimi ndërfetar në Irak.

“Nuk do të ketë paqe pa ndarjen e të mirave të përbashkëta dhe pa bamirësi, pa një drejtësi që siguron barazi dhe pa një promovim për të gjithë. Nuk do të ketë paqe pa popuj që u shtrijë dorën popujve të tjerë”, shtoi papa Françesku.

“Nuk do të ketë paqe për sa kohë që aleancat janë kundër dikujt, sepse aleancat e njërës kundër tjetrës vetëm rrisin ndarjet mes popujve. Paqja nuk kërkon fitues ose humbës, por vëllezër dhe motra, të cilët, me gjithë keqkuptimet dhe plagët e së kaluarës, kalojnë nga konflikti në unitet”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?