Papa Francesku pret të shkojë në Moskë dhe Kiev për një paqe të mundshme

Papa Françesku foli për Reuters, ku tregoi se ka pasur kontakte midis Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Moskë.

Asnjë Papë nuk e ka vizituar kurrë kryeqytetin rus, ndërkohë Papa e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Do të doja të shkoja (në Ukrainë) dhe së pari doja të shkoja në Moskë. Ne shkëmbyem mesazhe për këtë sepse mendova se nëse presidenti rus do të më kishte dhënë një dritare të vogël për t’i shërbyer kauzës së paqes… Dhe tani është e mundur, pas kthimit nga Kanadaja, është e mundur të mund të shkojë në Ukrainë. Gjëja e parë është të shkoj në Rusi për të ndihmuar në një farë mënyre, por unë do të doja të shkoja në të dy kryeqytetet”, tha ai.

Papa Francesku po përpiqet të gjejë shtigje mes Rusisë dhe Ukrainës për Marrëveshje.

SHKARKO APP