Papa Françesku shtrohet në spital

Papa, ndërsa flet në G7

Papa Françesku është shtruar në spital për trajtimin e bronkitit të tij të vazhdueshëm, tha Vatikani në një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Ai do të testohet dhe trajtohet në Poliklinikën e Universitetit Agostino Gemelli në Romë, thuhet në njoftim.

Në fillim të këtij muaji, Françesku u tha pelegrinëve në një audiencë javore se ai vuante nga një “ftohje e fortë”, të cilën Vatikani më vonë e përshkroi si bronkit.

SHKARKO APP