Papa Françesku takon në Romë, prostituta Shqiptare
Një vizitë e pa lajmëruar dhe e papritur e Papa Françeskut, me 20 prostituta, ka ngjadhur reagim. Mediat Italiane, pohojnë se Papa i ka vizituar ato në shtëpinë e tyre në Romë. Në bashkëbisedimin me to, Papa ka theksuar se trafikimi i qenieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin, është një “krim kundër njerëzimit”.
Në grupin e vajzave që patën rastin befasues për t’u takuar me Papën, kanë qenë dhe dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.
Sipas deklaratës së Vatikanit, tre femrat e tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Ato janë të moshave rreth të 30-ve dhe po strehohen nga bashkësia katolike, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.
Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.
KOHA JONË SONDAZH

