Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: Zgjidhni një mënyrë jetese të matur, “për të qenë të lirë”

Aktualitet E diel, 14 Korrik 2024 14:42
Papa Françesku: Zgjidhni një mënyrë jetese të matur, “për të qenë të lirë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
“Ungjilli nuk shpallet i vetëm, shpallja është më e lehtë kur ecim përpara së bashku”. Këto janë dy konceptet kryesore të katekizimit të Françeskut në lutjen e sotme të Engjëllit të Zotit, me frymëzim nga fragmenti ungjillor i kësaj së diele nga Marku: “Bashkësia dhe maturia janë vlera të domosdoshme për një Kishë të vërtetë misionare, në të gjitha nivelet”.

R.SH. – Vatikan

“Ungjilli nuk shpallet i vetëm, por së bashku, si komunitet dhe për këtë është e rëndësishme të dimë të ruajmë maturinë”. Kështu tha Papa Françesku gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke komentuar Ungjillin e kësaj së diele të 15-të nga Marku, në të cilin Jezusi “i dërgon dishepujt e tij në mision” dhe “i dërgon ata dy nga dy’”, duke i rekomanduar “një gjë të rëndësishme: të marrin me vete vetëm atë që është e nevojshme”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 10 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 11 orësh

Pra, Ungjillit i kësaj së diele të 15-të nga Marku, na flet për Jezusin që i dërgon dishepujt e tij në mision (shih Mc 6,7-13). I dërgon “dy nga dy” dhe i porosit të kenë me vete vetëm çka është e nevojshme. Kështu e nisi sot në mesditë lutjen e Engjëllit të Zotit Papa Françesku, duke e ftuar turmën e besimtarëve të ndalet së bashku me Të për një çast, për t’i soditur dishepujt që dërgohen së bashku…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ungjilli shpallet në bashkësi

Ungjilli nuk kumtohet i vetëm – kujtoi në vijim – por së bashku, si bashkësi. E, për ta bërë këtë, është e rëndësishme të dish ta ruash maturinë:

“Të dish të jesh i matur në përdorimin e gjërave, të ndash burimet, aftësitë dhe dhuratat dhe ta bësh gjithçka pa e tepruar, që të jesh  i lirë e që të gjithë të kenë çka u nevojitet për të jetuar me dinjitet dhe për të kontribuar aktivisht në mision; e të jesh edhe i matur në mendime e ndjenja, duke braktisur vegimet tuaja të pjesshme, paragjykimet dhe ngurtësinë, të cilat, si bagazhet e padobishme, rëndojnë dhe e pengojnë udhëtimin, për të nxitur, kështu, diskutimin dhe dëgjimin dhe për ta bërë edhe më të vlefshme dëshminë”.

Ta jetojmë fenë dhe risinë e Ungjillit

Papa vijon të kujtojë se misioni nuk ka vetëm një prirje, nuk është vetëm kërkim i mjedisve – larg mjediseve tona. Përkundrazi. Ndaj na fton të mendojmë, për shembull, për atë që ndodh në familjet tona ose në bashkësitë tona: kur jemi të kënaqur me atë që është e nevojshme, qoftë edhe me pak e, me ndihmën e Zotit, arrijmë të ecim përpara duke shkuar mirë me njëri-tjetrin, duke ndarë atë, që na fal Zoti e duke e mbështetur njëri-tjetrin (shih Veprat e Apostujve 4,32-35):

“E  ky është kumt misionar, para e më shumë se fjalët, sepse mishëron bukurinë e mesazhit të Jezusit në konkretësinë e jetës. Familja apo bashkësia, që jeton në këtë mënyrë, krijon rreth vetes një mjedis të pasur me dashuri, në të cilin është më e lehtë ta jetojmë fenë dhe risinë e Ungjillit dhe prej të cilit rinisemi përsëri më të mirë, më të qetë”.

Nëse, përkundrazi, secili shkon në rrugën e vet, nëse rëndësi kanë vetëm sendet – të cilat nuk mjaftojnë kurrë – nëse nuk e dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse mbizotëron individualizmi dhe zilia, ajri bëhet i rëndë, jeta e vështirë dhe mbledhjet bëhen më shumë rast për ankth, për trishtim dhe shkurajim, sesa për gëzim (shih Mt 19,22).

Ta pyesim veten, pra…

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, nga Dritarja e pallatit apostolik, niset porosia e javës së re, që po fillon…Papa na fton ta pyesim veten, çdo ditë, çdo minut ….

Të dashur vëllezër dhe motra – na kujton Papa Françesku – bashkimi dhe maturia janë vlera të rëndësishme për jetën tonë të krishterë dhe për apostullimin tonë, vlera të domosdoshme për një Kishë vërtetë misionare, në të gjitha nivelet. E më pas, si zakonisht në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, na drejton një breshëri pyetjesh, që do të na ndjekin pas gjatë gjithë javës.

Ta pyesim veten, pra: a ndjej kënaqësinë e shpalljes së Ungjillit, për të çuar, ku jetoj, gëzimin dhe dritën që vijnë nga takimi me Zotin? Për ta bërë këtë, a angazhohem të eci së bashku me të tjerët, të ndaj idetë dhe aftësitë me ta, me mendje të hapur e zemër bujare? E, së fundi, a di të jetoj një jetë të matur, të vëmendshme ndaj nevojave të vëllezërve të mi?

Këto, pyetjet që na bën këtë të diel Papa, e që nuk duhet të mbeten pa gjegje, nëse duam të jetojmë çdo ças si dishepuj të Krishtit, aty ku jemi e ashtu si jemi, duke kërkuar çdo çast ndihmën e Atij të lumit e të Nënës së tij, që është edhe Nëna jonë:

“Maria, Mbretëresha e Apostujve, na ndihmoftë të jemi dishepuj të vërtetë misionarë, në bashkësi dhe në thjeshtësinë e jetës”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 58 minutash

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 17 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.