Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV: ndalojeni tragjedinë e luftës përpara se të bëhet humnerë e pariparueshme

Aktualitet E diel, 22 Qershor 2025 15:45
Papa Leoni XIV: ndalojeni tragjedinë e luftës përpara se të bëhet humnerë e pariparueshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Thirrje e fuqishme nga Papa në përfundim të lutjes së Engjëllit, në dritën e “lajmeve alarmuese” nga Lindja e Mesme pas bombardimit amerikan të tri armëve bërthamore iraniane dhe përgjigjes së menjëhershme misilistike të Teheranit kundër qyteteve izraelite. Papa paralajmëron ruajtjen nga rreziku që vuajtjet e Gazës dhe territoreve të tjera të bien në harresë: “Njerëzimi bërtet e kërkon paqen” thekson, duke u bërë thirrje anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare dhe të diplomacisë të heshtin armët

Fjalët e Papës janë të fuqishme e të matura, balli i rrudhur, duart shtrënguar në fletën e bardhë të letrës. Thirrja u drejtohet atyre që kanë role përgjegjësie, por edhe çdo anëtari të bashkësisë ndërkombëtare, që të përdorë “arsyen” dhe “përgjegjësinë” përpara se njerëzimi të nisë një rrugë pa kthim.

Papa Leoni XIV, duke dalë në dritaren e Pallatit Apostolik për lutjen e Engjëllit të Tënzot, nis thirrjen e tij në një kohë tensioni kulmor në Lindjen e Mesme – kujton – e veçanërisht në Iran, prej nga vijnë njëri pas tjetrit lajme alarmuese”.

Nata ishte e errët, më e errëta deri tani në luftën ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Rreth orës 2 të mëngjesit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan lëshimin e 12 bombave “Bunker-Buster” kundër tre centraleve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan. Teherani u përgjigj menjëherë, duke lëshuar raketa në qytetet izraelite të Tel Avivit, Jeruzalemit dhe Haifës e duke shkaktuar rreth 90 të plagosur. Kryeministri Netaniahu falënderon SHBA-në, Irani kërcënon me reagime edhe më të ashpra, IAEA konfirmon se, tani për tani, nuk është zbuluar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë objekteve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzimi kërkon me ngulm paqe

Lajme “alarmuese”, vërtetë, “skenar dramatik” – pohon Papa Prevost – duke paralajmëruar rrezikun që e gjithë kjo ta bëjë të bjerë në harresë vuajtjen e përditshme të popullsisë, veçanërisht në Gaza dhe territore të tjera ku mbështetja e duhur humanitare po bëhet gjithnjë e më urgjente.

Sot, më shumë se kurrë, njerëzimi ngre zërin dhe kërkon paqen!

Përgjegjësi dhe arsye.
Ipeshkvi i Romës bëhet zëdhënës i kësaj britme. Britmë – thotë Papa – që “kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve dhe fjalët retorike, që nxisin konfliktin”. Paralajmërimi është të ndalet kjo vazhdimësi dhune, përpara se të zgjerohet dhe të bëhet “humnerë e pariparueshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të gjithë vihen në pikëpyetje, sepse “nuk ekzistojnë konflikte të largëta, kur është në rrezik dinjiteti njerëzor”, përfundon Papa.
Lufta nuk i zgjidh problemet, përkundrazi i shumon dhe prodhon në historinë e popujve plagë të thella, të cilat duhen breza për t’i shëruar.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 24 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Diplomacia t’i bëjë të heshtin armët
Shikimi i Papës Leonit XIV ngulet tek njerëzit e veçantë, shpesh të harruar në numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, të shënuar nga kronika të thata. Ka nëna, fëmijë, breza të tërë të rinjsh, fati i të cilëve është vulosur tashmë në këtë luftë. “Asnjë fitore e armatosur nuk mund ta shpërblejë dhimbjen e nënave, frikën e fëmijëve dhe të ardhmen e grabitur” – thekson Papa Leoni.
Në përfundim, një thirrje e fuqishme, për të vënë në praktikë mjetet diplomatike;
Diplomacia duhet t’i bëjë të heshtin armët, e kombet të planifikojnë të ardhmen e tyre me vepra paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 24 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.