Papa Leoni XIV të rinjve: Përdorini mediat dhe inteligjencën artificiale me masë e disiplinë

Videomesazhi i Papës për Festivalin Halleluya, përfundon sot, 26 korrik, në Fortaleza, Brazil. Leoni XIV gëzohet për entuziazmin ngjitës të të rinjve e, i shqetësuar për rreziqet që rrjetet dixhitale mund të paraqesin duke projektuar “në një botë irreale, ku pamja e përkohshme, e thjeshtë dhe mashtrimi përfundojnë duke zëvendësuar vlerat e vërteta dhe atë që ka vërtet rëndësi”, na fton të ndjekim shembullin e Acutis, i cili e vinte gjithmonë Krishtin në qendër.
Vatican News

Papa Leoni gëzohet për entuziazmin ngjitës të të rinjve, të cilin ai vetë e ka jetuar në shumë raste. E bën këtë edhe në videomesazhin për pjesëmarrësit në festivalin e madh katërditor, që mblodhi qindra mijëra të rinj në Fortaleza, Brazil, në një përzierje muzike, vallëzimi, lutjeje dhe aktivitetesh të tjera kulturore: përvojë feje, arti dhe bashkimi. Këshilla e Papës është që të mos e humbasim kurrë nga sytë qëllimin kryesor të ndërtimit të paqes në marrëdhënie dhe të mos largohemi nga Zoti.

Mos e humbisni zellin misionar, ndërtojeni qytetin e paqes
Papa dëshiron të theksojë se çdo i ri “zotëron energji të domosdoshme misionare për ta shndërruar këtë botë”. Ka të bëjë me vënien e saj në praktikë. “Mos e humbisni kurrë këtë zell misionar!” bëri thirrje, i motivuar nga kuptimi se bota ka nevojë të dëshpëruar për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur të rinj, hapeni zemrën ndaj veprimit të Shpirtit Shenjt, që Ai ta ndezë në ju flakën e një dashurie edhe më të madhe. Le të jetë kjo dashuri forca që e shndërron rininë tuaj në një dëshmi të gjallë të Ungjillit, duke e bërë secilin prej jush një gur të gjallë në ndërtimin e qytetit të paqes, për të cilin njerëzimi ka aq shumë etje. Kështu do të bëheni pjesë e atij Qyteti të Hyjit, për të cilin flet Shën Augustini, një qytet që ndërtohet çdo ditë në zemrat e njerëzve dhe bëhet i pranishëm në mes të qytetit tokësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdorini mediat sociale me modernizim e disiplinë
Më pas Leoni XIV citoi Benediktin XVI (“Mos kini frikë nga Krishti!”) dhe nxiti për të shpallur me guxim se “jeta pa Krishtin është jetë pa hir”. Shenjtorët qofshin model, e tha edhe në videomesazhin e tij për të rinjtë e Portugalisë të mbledhur për Ditën Botërore të Ringjalljes në Lamego. Mos e humbisni kurrë nga sytë njerëzimin dhe realitetin. E shpjegon mirë në këtë referencë për Carlo Acutis.

Le të frymëzohemi nga shembulli i Shën Carlo Acutis: ai na tregon se si ta kemi gjithmonë Krishtin në qendër, madje edhe në përdorimin e teknologjisë. Duke e marrë atë si model, ju këshilloj të përdorni rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale me moderim e disiplinë, sepse ato mund të na projektojnë në një botë joreale, ku pamja e përkohshme, e thjeshtë, dhe mashtrimi përfundojnë duke zëvendësuar edhe atë që vlen vërtetë.

Vendosmëri në lutje për të mos e humbur entuziazmin
Në kohë lodhjeje, fiziologjike, e në humbjen e shkëndijës së brendshme, gjëja më e rëndësishme, ripohon Papa Leoni XIV, është të tërhiqemi gjithmonë nga Ati: Për ta mbajtur flakën e fesë gjallë dhe për t’u dëshmuar Krishtin e Ngjallur miqve tanë dhe atyre që takojmë, është e nevojshme të qëndrojmë në praninë e Zotit përmes lutjes. Një marrëdhënie e vërtetë me Zotin kërkon qëndrueshmëri, këmbëngulje dhe sigurinë e fortë se Ati Qiellor nuk na braktis kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?