Papa: lutem për viktimat e tërmetit në Venezuelë, inkurajoj ekipet e shpëtimit
Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Leoni XIV ripohoi afërsinë e tij për Vendin e goditur nga tërmeti i dhunshëm që, deri tani, shkaktoi humbjen e 1.400 jetëve. Për hir të tyre, i lartoi lutjet e tij Zotit dhe siguroi “afërsinë e shpirtërore” me familjet e të vdekurve, të plagosurve dhe të gjithë atyre që “u goditën rëndë nga kjo tragjedi”. Papa i falënderoi të gjithë ata që aktualisht punojnë nëpër rrënoja në kërkim të zhdukurve dhe në operacionet e shpëtimit.
Fjalë afërsie me popullsinë e detyruar të përballet me një tjetër provë të vështirë, këtë herë aq të natyrshme sa një tërmet katastrofik; një lutje për viktimat, mbi 1.400 deri tani, dhe të plagosurit, më shumë se 3.200; e edhe një falënderim për ekipet e shpëtimit që gërmojnë pa u lodhur nëpër rrënoja, në garë me kohën, për të shpëtuar ose të paktën për të gjetur 50,000 njerëzit ende të zhdukur. Vështrimi dhe zemra e Papës janë ende me Venezuelën, goditur dhunshëm nga tërmetet binjake me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilët më 24 qershor goditën kryesisht zonën e La Guaina. Ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe dridhje të reja regjistrohen në qendër të vendit, me epiqendrën e tij 44 kilometra në veri të Maracay (Shteti Aragu), ndërsa imazhe rrëqethëse shkatërrimi shkaktuar nga tërmeti qarkullojnë në mediat sociale, Papa, në fund të Lutjes së Engjëllit të Zotit, larton lutjet e tij për popullin.
“Të dashur vëllezër e motra, dëshiroj të shpreh afërsinë time me vëllezërit dhe motrat venezueliane prekur nga tërmetet e fundit, të cilat shkaktuan viktima dhe lëndime të shumta, si dhe dëme të mëdha materiale. I lutem Zotit t’u japë pushimin e përjetshëm dhe afërsinë time shpirtërore familjeve, të plagosurve dhe të gjithë atyre që u prekën kaq rëndë nga kjo tragjedi.
Ndërsa toka vazhdon të dridhet në vendin e Amerikës Latine, numri i të prekurve nga tërmeti rritet…
Faleminderit punonjësve të shpëtimit
Papa Leoni XIV shprehu më pas, në spanjisht, mirënjohjen për punonjësit e shpëtimit, të cilët menjëherë filluan të vepronin në terren për t’u përballur me katastrofën humanitare. Në orët e fundit, vende të ndryshme kanë dërguar gjithashtu task forcë të specializuar: një ekip prej profesionistësh, duke përfshirë zjarrfikës me ekspertizë në kërkim-shpëtim në mjedise sizmike, dhe ekipe mjekësore mjekësh dhe infermierësh. Papa ofroi inkurajim për këtë mision.
“Shpreh gjithashtu mirënjohjen dhe inkurajimin tim për të gjithë ata që punojnë me bujari në operacionet e kërkim-shpëtimit”.
Fjalët në Koncistor
Dje pasdite, në fund të punimeve të Koncistorit të jashtëzakonshëm me kardinalë nga mbarë bota, Papa Leoni – para se të mbante fjalimin e tij të fundit – u kërkoi të pranishmëve të luteshin për Venezuelën. “Para se të hyj në reflektimin tim përmbyllës, do të doja të shprehja afërsinë tonë, timen dhe të të gjithë Kolegjit të Kardinalëve, me popullin e Venezuelës, të prekur rëndë nga tërmeti i dhunshëm i ditëve të fundit”, tha Papa:
Sigurojmë lutjet tona për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që vuajnë pasojat e kësaj tragjedie. Ia besojmë Zotit të gjithë ata që u përfshinë në përpjekjet e ndihmës dhe kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të shtrijë solidaritetin e saj ndaj atij kombi të dashur.
Ndihmë ekonomike
Papa ishte gjithashtu i pranishëm edhe materialisht me Venezuelën, duke dërguar ndihmë financiare pasditen e 25 qershorit, një ditë pas dridhjes së parë të tokës. Nëpërmjet Zyrës së Lëmoshtarisë Papnore, Leoni XIV dërgoi një shumë prej 100.000 €, vendosur pas kontaktit me nuncin në vend, Imzot Alberto Ortega Martín, Kryeipeshkëv Titullar i Midilas, dhe Kryepeshkvin e Karakasit, Monsinjor Raúl Biord Castillo. Ky është kontribut fillestar, ndërsa vazhdon të përqendrohet në nevojat e këtij populli që për vite me radhë duket se nuk ka qenë në gjendje të gjejë paqe dhe stabilitet.
Vatican News
KOHA JONË SONDAZH

