Papa: Në Shën Agaten, sodisim fitoren e hirit mbi dhunën, besimin mbi frikën dhe bamirësinë mbi vdekjen
Letër e Leonit XIV drejtuar Sekretarit të Shtetit Kardinalit Parolin, i emëruar legat papnor në festimet e planifikuara për 16-17 gushtin 2026, me rastin e 900-vjetorit të kthimit të relikeve të martires në Katania
“Në martirizimin e Shën Agates, shembull i shkëlqyer i besnikërisë ndaj Krishtit dhe i dashurisë deri në vetëflijimin e plotë, bashkësia kishtare sodit fitoren e hirit mbi dhunën, besimin mbi frikën dhe bamirësinë mbi vdekjen”. Këtë shkroi Papa Leoni në letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, emëruar legat papnor për festimet e planifikuara më 16 dhe 17 gusht 2026, me rastin e nëntëqindvjetorit të kthimit të relikeve të martires Shën Agata, në Katania.
E torturuar për vdekje, ende adoleshente, për shkak se refuzoi të hiqte dorë nga feja e saj gjatë persekutimeve anti-kristiane të nisura nga Perandori Romak Decius, në shekullin e 3-të, Shën Agatha, shkruan Leoni XIV, mori pjesë në Pashkët e Krishtit dhe shkëlqen si “dëshmi e ndritshme e forcës që Zoti ngulit tek ata, të cilët ngulmojnë me vendosmëri në tundime dhe sprova”.
Kujtesa e krishterë e popullit
“Santuzza”, siç quhet Shën Agatha në Katania, pajtore e së cilës është, mbetet kështu “prani e gjallë, që ruan kujtesën e krishterë të popullit dhe e thërret në koherencën ungjillore në jetë, si dhe në shpresë e bamirësi”, duke e bërë të dukshëm bashkimin e shenjtorëve dhe “duke forcuar tek besimtarët vetëdijen se Kisha, shtegtare në tokë, mbështetet nga ndërmjetësimi dhe shembulli i atyre, që tashmë janë bërë pjesëmarrës në lavdinë qiellore”.
Vatican News
KOHA JONË SONDAZH

