Papa uron Krishtlindjen: Paqja me e fortë se errësira dhe korrupsioni

Papa Francesku ka uruar 1.2 miliardë besimtarë katolikë në mbarë botën me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai u bëri thirrje atyre që të lejojnë Perëndinë të hyjë në jetën e tyre për t’i ndihmuar të luftojnë errësirën dhe korrupsionin. Papa 78-vjeçar, argjentinas, udhëhoqi meshën solemne të Krishtlindjeve për mijëra njerëz të pranishëm në bazilikën e Shën Pjetrit.

I veshur me të bardha, Papa Bergolio në predikimin e tij tha se mesazhi i paqes i perëndisë, është më i fortë sesa errësira dhe korrupsioni. Ai tha se në një botë që ende ka dhunë luftëra, urrejtje dhe shtypje” ka nevojë për më shumë butësi.

Në bazilikën e Shën Pjetrit Papa zhvilloi edhe një bisedë telefonike me disa refugjatë irakianë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga militantët mysliman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Kishës Katolike i krahasoi refugjatët me Jezu Krishtin, të detyruar të largohen sepse për ta nuk kishte vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtë natë ju jeni si Jezu Krishti dhe unë do t’ju bekoj. Jam pranë jush, i është drejtuar Papa Françesku refugjatëve irakianë.

Të gjithë ata që nuk mundën të hyjnë në bazilikë, e ndoqën meshën nga ekranet gjikande që ishin vendosur jashtë në sheshin Shen Pjetri.

Këto janë Krishtlindjet e dyta për Papën argjentinas, i cili u zgjodh vitin e kaluar si papa i parë joeuropian në 1300 vjet. Ai ka sjellë frymën e thjeshtësisë në Vatikan, duke refuzuar shumë nga lukset e papatit , dhe ka sjelle kishën më afër qytetarëve dhe besimtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?