Barometri Ballkan 2016/Papunësia dhe korruptioni-çështjet e ditës
Sipas Balkan Barometër, ekononima e vendeve të rajonit ka dhënë shenjat e rimëkëmbjes, të paktën në perceptimin e qytetarëve dhe biznesit, por mesazhi kryesore mbetet i qartë: ka shumë për të bërë për të adresuar çështjet kryesore që dalin nga sondazhi- tha Goran Svilanovic sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Shqetësimi kryesor për rajonin mbetet papunësia, eknomia dhe korrupsioni. 27% e të anketuarëve listojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore.
“Ajo që bie në sy, është fakti se shumë prej të intervistuarve duan të largohen për të gjetur një të ardhme më të mirë. Pothuajse një në dy persona janë gati të largohen nga vendi dhe të kërkojnë punë jashtë- tha Svilanovic duke theksuar se ndoshta ky është treguesi më i keq për situatën në rajon.
Vladimir Gligorov, një ekspert i Balkan Barometër dhe një kërkues në Institutin e Kërkimeve Ndërkombëtare në Vienë, paraqiti gjetjet kryesore të sondazhit. Ai tha se ka një pritshmëri kudo në rajon, por edhe një rritje të madhe të pakënaqësisë me politikën. Gligorov tha se ndërkohë që integrimi rajonal gëzon mbështetje, ka pesimizëm sa i takon integrimit në BE. Gligorov thekoi se ka një hendek mes jetës sociale dhe ekonomike në një anë dhe polikës dhe ka një krizë legjitimiteti.
Barometri Ballkanit është një instrumet monitorues vjetor që përdoret për të matur progresin dhe zbatimin e strategjisë së Këshillit Bashkëpunimit Rajonal (Europa Juglindore 2020), sa i përket rritjes ekonomike, papunësisë dhe konkurrueshmërisë.
Balkan Barometër është publikuar për herë të parë në 2015, me një anketë për 7000 qytetarësh dhe 1400 biznese në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni. Sondazhet kanë të bëjnë me politikën, gjendjen ekonomike dhe sociale, biznesin dhe klimën e investimeve, shtetin ligjor dhe zhvillimin në rajon.
Për herë të parë këtë vit, sondazhi ka informacion për Slloveninë dhe Moldavinë. Anketa është ndarë në dy kapituj, një për biznesin dhe një për qytetarët.
Të dhënat gjenden në linket e mëposhtme.
http://www.rcc.int/seeds/results/2/balkan-opinion-barometer
http://www.rcc.int/seeds/results/3/balkan-business-barometer
KOHA JONË SONDAZH

