“Paqja” për reformën zgjedhore, nesër mblidhet për herë të parë Këshilli Politik
Nesër në orën 17.00 do të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik.
Këshilli Politik u krijua dje nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.
Ndërkohë sot në orën 20:30 aleatët do të mblidhen në selinë e PD për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill.