Para goditjes të të dhënave, sulme terroriste ndaj Shqipërisë nga garda iraniane

Jo më vonë se mbrëmë u pa sikur sërish hakerat nga Irani goditën sërish sistemin TIMS, por që sipas Policisë nuk është sulm, por rregullimin i brendshëm. Sulmet kibernetike nuk paskan qenë të vetmen nga Irani, por ata kishin plane edhe për sulme terroriste ndaj Shqipërisë. Nuk është saktësuar mënyra që do të përdorej për kryerjen e sulmit dhe objektivi i mundshëm, por nga një sulm i tillë mund të dëmtoheshin shumë njerëz, ndërmjet tyre shtetas shqiptarë.

Në dosjen e ”Inside Story”, thuhet se MEK e stacionuar në Manëz ishte objektivi kryesor i sulmit. “Grupi i vëzhgimit” planifikonte fotografimin dhe filmimin e këtyre drejtuesve të MEK, automjetet dhe targat e tyre”. Grupi i vëzhgimit mendohet se përbëhej nga disa ish-anëtarë të organizatës MEK të cilët kanë kaluar në krahun e kundërt dhe janë vënë në shërbim të regjimit iranian. Këta persona kanë qenë në survejim të vazhdueshëm nga strukturat inteligjente shqiptare siç zbulohet në dosjen hetimore.

Grupi i personave që flisnin turqisht kanë pasur mbështetje të gjerë në terren nga të tjerë persona me detyra të ndara qartazi. Përgjatë pranverës së vitit 2018 në Shqipëri janë futur edhe personazhe të tjerë që kanë pasur mision vëzhgimin e objektivave që do të eliminoheshin fizikisht.

“Në periudhën 16-18 Mars 2018, një shtetas austriak, i lindur në Iran, i quajtur Erwin ARAMI ka qenë në Shqipëri, duke punuar së bashku me disa individë të tjerë, me origjinë nga Irani, dyshohet për të kryer mbikëqyrje të fshehtë, “grup vëzhgimi” për interes të Forcave QODS, në drejtim të disa individëve dhe vendndodhjeve të organizatës MEK”, thuhet në dosje.

Referuar të dhënave në dosjen hetimore, shtetasi austriak Erëin Aram, lindur më 13.07.1974 në Teheran, ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar në hanin e Hotit. Mendohet se identiteti i tij është Naghash Zadeh dhe me shumë e gjasa ka ndërruar emrin ligjërisht në Austri, duke e kthyer në ARAM në vitin 2016. Ky person është larguar nga Shqipëria më 18 mars 2018. Ai kishte si objektiv edhe sigurimin e informacioneve për liderin kryesore të MEK dhe ishte i lidhur me Gardën Revolucionare, ishte i lidhur me Kudsin.

Sipas informacioneve të Antiterrorit, kishte indicie se, “grupi i vëzhgimit” kishte në vëmendje dy vendndodhje të MEK në Shqipëri, konkretisht kampi në Manzë, dhe vendi i akomodimit të tyre në Vaqarr. Ekipi ishte i përqëndruar në marrjen e informacioneve rreth lidershipit të MEK, përkatësisht Maryam Rajavi, Javad Khorsan, Hasan Nay Aeb-Agha dhe Sadigheh Hoseini.

SHKARKO APP