Parada kuqezi, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave me 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni

Në Pallatin e Brigadave është mbajtur sot pritja e rreth 150 kryetarëve të bashkive që përfaqësojnë 150 delegacione nga i gjithë rajoni. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryebashkiakët e vendit të zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në ceremoni morën pjesë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj. që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve nesër më 28 Nëntor.

Nesër Parada të fillojë në oren 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, per të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamuri.Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit diku nga ora 10 paradite në Vlorë. E pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila tha se kryebashkiaku i Tiranës, po sjell vazhdimisht risi për kryeqytetin.

SHKARKO APP