Paradoksi shërbimeve të eskortave në Dubain e alarmeve të luftës

Ndërsa bota mban frymën nga rreziku i një lufte globale dhe sirenat e alarmit ulërijnë nëpër rrugët e Lindjes së Mesme, në Dubai po ndodh diçka sa e pashpjegueshme, aq edhe groteske. Në vend që të kërkojnë strehim, turistët po vërshojnë drejt një tjetër “emocioni”: shërbimeve të eskortave.
Sipas mediave evropiane, agjencitë e eskortave në Dubai po raportojnë një rritje pesëfish të kërkesave gjatë ditëve të sulmeve raketore. Turistët nuk po kërkojnë më thjesht shoqëri, por duan të përjetojnë kulmin e eksitimit pikërisht atëherë kur rreziku është më i madh.
Një nga vajzat që punon në këtë sektor e përshkruan kështu gjendjen:
“Klientët vijnë me një adrenalinë të paimagjinueshme. Ndihet sikur po përjeton seksin e fundit të jetës tënde dhe kjo krijon përshtypje që nuk harrohen kurrë.”
Psikologët dhe ekspertët e turizmit shpjegojnë se ky fenomen, ndonëse duket i sëmurë, vjen nga kombinimi i tensionit të lartë dhe nevojës për emocione ekstreme. Kur vdekja duket afër, dëshira për shfrenim shkon në nivele të paprecedenta.
Dubai njihet prej kohësh si vendi i miliarderëve dhe turistëve që kërkojnë fantazi që nuk i realizojnë dot gjetkë, por ky trend i ri i “seksit nën alarm” po thyen çdo rekord të mëparshëm. Autoritetet lokale, si zakonisht në raste të tilla, kanë zgjedhur të heshtin, duke lënë industrinë e shërbimeve për të rritur të lulëzojë mes kaosit.
Duket se për disa, fundi i botës është thjesht një arsye më shumë për të paguar më shtrenjtë për një natë shfrenimi.
(Marre nga JOQ)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?