Paralajmërimi gjerman: Azilantët mund të prodhojnë pasoja për vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangit

 

Gjermania thotë se azilkërkuesit shqiptarë janë hqetësim i madh, që mund të prodhojnë pasoja.

Kjo është pohuar nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere, gjatë një takimi që ka pasur me homologun e tij shqiptar, Saimir Tahiri.

Po merremi bashkarisht me një cështje që na shqetëson, sic është azili.

Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil.

Ky është një shqetësim i madh, sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangit.

Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani.

Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre.

Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike.

Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, ka thë në ministri gjerman.

Edhe Tahiri, që ndodhet në Gjermani që prej ditës së djeshme, u shpreh se azilantët janë një shqetësim edhe për Shqipërinë:

Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik.

E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë".

Ministri Tahiri shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për ndalimin e azil kërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane.

Ministrat ndërkohë ranë dakord që Gjermania të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA.

SHKARKO APP