Paralajmërimi i Ramës: Asnjë tolerim për ndërtimet pas 1 shkurtit .5 vjet burg!

1 shkurti, dita e përfundimit të afatit të vetëdeklarimit për legalizim për kryeministrin Edi Rama do të shënojë përfundimin e kohës së rrumpallës dhe abuzimit me pronën e tjetrit dhe shtetit.Pas kësaj date kush do të vendosë edhe një tullë pa leje do të rrezikojë burgun.

“Ky është fundi i lumtur i një rrumpalle që zgjati 20 vjet dhe që mbaron përfundimisht me afatin e skadimit të vetëdeklarimit”.Paralajmërimin e hidhur nga Kavaja, Kryeministri e shoqëroi me ndarjen e 500 lejeve të legalizimit dhe batuta me qytetarët e njohur si mbështetës të së djathtës, mes të cilëve edhe një pishtar i demokracisë.

Kush ben ndertim pa leje ka 5 vjet burg. Ndaj nuk ia mban me njeriu te hedh nje tulle pas kesaj date pa leje. Ligji eshte miratuar, Kodi Penal eshte amenduar edhe per denimet ne fjale. Keshtu qe fundi i epokes pa leje per ndertimet mbyllet me 31 janar 2015

SHKARKO APP