Parandalimi i diskriminimit ndaj grave, ministrja Koçiu: Kombet e Bashkuara vlerësojnë punën e Shqipërisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi këtë të hënë një takim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore. Koçiu informoi se në takim u diskutua për harmonizimin e përpjekjeve ndërmjet institucioneve në luftën kundër dhunës ndaj grave, si dhe rëndësinë e kontributit të të gjithë aktorëve në rritjen e ndërgjegjësimit për të mos justifikuar dhunën në asnjë formë dhe ditë të vitit.

“Ndamë së bashku lajmin e mirë se Komiteti i Ekspertëve të Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria për zbatimin e Konventës për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, por ne mbetemi të angazhuar për të bërë më shumë”, u shpreh ajo.

Ministrja Koçiu theksoi po ashtu se hartimi dhe implementimi i Strategjisë Ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit për vitet 2024-2030, si dhe Plani i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së për “gruan, paqen dhe sigurinë”, konkretizojnë më tej përpjekjet në këtë betejë, pasi nga kontributi i grave përfiton e gjithë shoqëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?