Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nxitje komunikimit mes policisë dhe publikut
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mori pjesë në një takim të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me temë: “Llogaridhënia publike për parandalimin e krimit” në Bashkinë Kamëz.
Aktiviteti ishte pjesë e një serie takimesh që po zhvillohen në kuadër të nxitjes së komunikimit dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Bashkive dhe qytetarëve me qëllim parandalimin e krimit.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i ftuar në këtë takim me qytetarë bëri një prezantim të misionit, objektit të veprimtarisë, si edhe mënyrave të ndryshme të komunikimit që janë në dispozicion të qytetarëve për çdo ankesë që ata mund të kenë lidhur me sjellje të pahijshme, abuzime apo shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës.
Më tej, gjatë takimit u prezantua edhe një raport lidhur me veprimtarinë dhe rezultatet e SHÇBA gjatë vitit 2018 për Komisariatin e Policisë Nr.5.
KOHA JONË SONDAZH

