Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, sekuestrohen 4 mina me telekomandë
Një 51-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i janë sekuestruar 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.
Dyshohet se minat e sekuestruara do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Policia bën me dije se ndalimi i 51-vjeçarit Petrit Ndoji është bërë në rrugën “Gjergj Kastrioti” teksa drejtonte automjetin tip “Ford Fiesta”, në kroskotin e të cilit kishte fshehur minat me telekomandë..
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e shtetasit Petrit Ndoji.