Parandalohet një vrasje në Elbasan

Parditen e sotme nga policia e Elbasanit është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje.

Efektivët blu pas një sherri banal mes dy personave kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Mithat Selim Ballhysa nga Elbasani.

Arrestimi i tij u bë pasi kërcënoi me armë shtetasin me të cilin u përfshi në konflikt, Artenis Shkurti.

Në momentin e arrestimit, Ballhysës iu sekuestrua arma e zjarrit,  pistoletë e tipit TT  në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP