Parandalohet shpërthimi, arrestohet 25 vjeçari me 20 kg eksploziv të dyshuar C4

Një person me precedentë penalë është arrestuar me 20 kg eksploziv të dyshuar C4.

Sipas policisë së Durrësit personi i ndaluar, Fatjon Mexhaj lindur dhe banues në Vorë, Tiranë, është me precedent penalë dhe ndalimi i tij është bërë në Sukth mesnatën e së premtes 3 prill duke u gdhirë 4 prilli 2015.

Sipas policisë së Durrësit eksplozivi ishte përgatitur për shpërthim.

“25 vjeçari është kapur duke transportuar një sasi prej 19 kallëpe lënde eksplozive të dyshuar si c4 të një peshe 20 kg të cilat ishin përgatitur për shpërthim” thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Po punohet per identifikimin e kapjen e personave te tjere te dyshuar si trafikantë të C4. Operacioni C4&CO i Sektorit per Narkotikët dhe Trafiqet Durrës vijon.

 

SHKARKO APP