Parashikimi i motit 2 Gusht 2017

Valët e nxehtit afrikan që kanë përfshirë Ballkanin do të ndikojnë të njëjtat kushte atmosferike edhe në vendin tonë, për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë prezente. Gjate orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash lehta në zonat Lindore.

Orët e pasdites duke përfshirë mbrëmjen vijon moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore, më të theksuar në Juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do mbeten të larta edhe gjatë ditës së mërkurë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimi duke bërë që në brigje, Adriatik- Jon të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?