Parashikimi i motit, e diel, 2 mars, me situata të paqëndrueshme dhe reshje të herëpashershme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Territori Shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në gjithë territorin e vendit, por në sasi të pakta. Parashikohet që temperaturat të pësojnë rënie duke rikthyer sërish ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

SHKARKO APP