Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të një qendre me presion të ulët në Europën Juglindore, shoqëruar me masa ajrore të thata por të ftohta.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme kryesisht në perëndim të vendit. Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe relievet e larta malore era hera-herës arrin shpejtësi deri 15 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -4 në 15 gradë Celsius.

SHKARKO APP