FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parashikimi i motit, nesër stuhi dhe rrebeshe shiu në gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) paralajmëron se gjatë ditën e nesërme, e shtunë, parashikohen reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Vendi do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal. Reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në gjithë vendin. Më e rënduar do të jetë situata në veri dhe veriperëndim, aty ky pritet sasi më e lartë e reshjeve të shiut”,- thuhet në njoftimin e SHMU.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se në disa zona do të ketë rrebeshe shiu dhe breshëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreshjet më masive parashikohen Shkodër, Lezhë, Durrës. Era do të fryejë në drejtim jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-6 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?