Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel, 11 gusht 2024

Gushti hyn në dhjetëditëshin e dytë me një situatë atmosferike të pandryshueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/40 Diell
Kukës 16/37 Diell
Lezhë 24/39 Diell
Dibër 15/37 Diell
Durrës 21/37 Diell
Tiranë 23/38 Diell
Elbasan 22/39 Diell
Berat 20/38 Diell
Vlorë 20/37 Diell
Korçë 19/34 Diell
Gjirokastër 19/39 Diell
Sarandë 20/36 Diell

 

SHKARKO APP