Parashikimi i motit për ditën e sotme, troket dimri me temperatura nën zero
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore relativisht të thata dhe më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat në mesditë dhe pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formën e pikave.
Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit, kryesisht në zonat luginore të vendit.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10- 17 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.