Parashikimi i motit për sot
Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit deri në mesditë, kur pritet shtim i vranësirave në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluara.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Ultësirën Perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat malore veriore, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme të ditës. Era do të vijojë të fryjë me shpejtësi mesatare 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

