Parashikimi i motit për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore kryesisht në juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar. Në mbrëmje pritet ndëprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/38 | Diell re |
| Kukës | 19/34 | Diell re shi |
| Lezhë | 26/37 | Diell re |
| Dibër | 17/35 | Diell re |
| Durrës | 22/38 | Diell re |
| Tiranë | 24/37 | Diell re |
| Elbasan | 23/37 | Diell re |
| Berat | 20/37 | Diell re |
| Vlorë | 22/35 | Diell re shi |
| Korcë | 16/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/36 | Diell re |
| Sarandë | 23/33 | Diell re |
KOHA JONË SONDAZH

