Parashikimi/Europa do të goditet nga mot vdekjeprurës

Zjarret e rënda, përmbytjet dhe tufanet do të ndikojë në zona të caktuara të kontinentit Europian, sipas një studimi të publikuar në revistën “Ndryshimet Klimatike”. Studimi arrin në përfundimin se rreziku është në “nivele historikisht të larta” dhe Europa do të pësojë një “rritje progresive dhe të fortë të ndrysimeve të klimës”, me një ndikim të veçantë në rajonet jug-perëndimore.

Hulumtuesit sugjerojnë se problemet kryesore do të shfaqet përgjatë bregdetit dhe në Europën jugore dhe perëndimore, të cilat shpesh janë shumë të populluara dhe ekonomikisht të rëndësishme.

Bregdeti mesdhetar i Europës do të përballet çdo vit me thatësira ekstreme, përmbytjet bregdetare apo valët e të nxehti deri në fund të shekullit, shton studimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Giovanni Forzieri, autori kryesor dhe një shkencëtar në Institutin e Komisionit Europian për Mjedisin dhe Qëndrueshmëri, tha: “Ky duhet të jetë një paralajmërim për qeveritë dhe institucionet e ngarkuara me përgatitjen strategjive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?