FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paratë e pista po investohen në resortet luksoze në jug të vendit

Paratë e pista po investohen në resortet luksoze në jug të vendit. Është ky informacioni i publikuar në Ekonomi Plus nga gazetarja investigative Lindita Çela.

“Paratë e pista po investohen jo vetëm në ndërtim në Tiranë por edhe në resorte luksoze në jug të vendit. Në Tiranë lejet e ndërtimit përfitohen brënda një dite”

E pyetur nga gazetarja Klaudja Karabolli nëse këta persona që po investojnë janë të ashtuquajyurit ‘oligarkë’, gazetarja nuk e përjashtoi mundësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sektori I ndërtimit prej vitesh është në zhvillim dhe mbetet dhe një nga pikat ku grupet kriminale dhe jo vetem pastrojnë paratë e pista. Gjithashtu dyqanet e luksit të vajzave të shoëbizit që nuk shesin praktikisht asnjë product, janë kthyer në një menyrë të suksesshme të pastrimit të parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në ndërtim injektohen paratë kryesiht, por jo vetëm, edhe në call center. Në rajon personat e përfshirë janë dënuar ndërsa në Shqipëri vazhdojnë aktivitetin të lirë”

Gazetarja investigative Lindita Çela, u shpreh se pastrimi I parave në Shqipëri favorizohet nga shteti I dobët. Personat që kërkohen apo hetohen nga drejtesia e shteteve të tjera, në shqipëri përfitojnë status të priviligjuar duke marrë leje ndërtimi dhe duke perfituar lehtesi ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?