FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Paratë i ka marrë drejtoresha në zyrë”, shefja e financës zbërthen skemën e vjedhjes

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë arrestuar dhe ndaj tyre pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Gjatë seancës gjyqësore, ku Prokuroria e Durrësit ka kërkuar “arrest me burg” për tre të arrestuarat, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masë më të butë, “detyrim paraqitjeje”, kanë dalë edhe deklarata të reja nga të pandehurat.

Shefja e financës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Valbona Hoti Duni, mësohet se ka deklaruar para gjykatës se paratë e vjedhura nuk i ka mbajtur ajo, por i ka marrë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në zyrën e saj.

Drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, gjatë përballjes me gjykatën, nuk ka dhënë një shpjegim se ku kanë përfunduar paratë. E pyetur nga gjykata për destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirjen e mundshme të personave të tjerë dhe destinacionin përfundimtar të shumës së konsiderueshme financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 841 (14.5%)
Jo 4970 (85.5%)

Vota totale: 5811