Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 13:01 Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan Mossad ka ngritur alarmin për një plan të mundshëm iranian që sipas tij vë në rrezik presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

Aktualitet
E mërkurë, 2 Korrik 2025 11:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e përkushtimit të saj që veriu dhe jugu në Mitrovicë të lidhen sa më shumë. Ambasada gjermane mendon ndryshe.

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e dy urave të reja në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës. Kurti tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut. Pjesa veriore e Mitrovicës banohet me shumicë serbe, ndërsa ajo jugore me shumicë shqiptare. Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Paratë të investohen më mirë për nevojat qytetare
Ambasada gjermane në Prishtinë ngriti shqetësimin për veprime të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese. Ndërtimi i dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, që pritet të përfundojnë në vjeshtë, sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tregon përkushtimin e qeverisë së tij, “që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime.”Kur u pyet, se a është koordinuar paraprakisht me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, ai tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë shprehet, se do të sillte përfitime shumë më të mëdha riorientimi i burimeve të pakta publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale, dhe “në vend të lëvizjeve për ndërtimin e dy urave të reja, paratë mund të investohen në gjëra që e rrisin mirëqenien e qytetarëve”. Kështu është shprehur për mediet lokale, Christian Böttcher zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane. Ajo e mbështet plotësisht thirrjen e Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë së Kosovës që “të përmbahen nga ndërtimi i dy kalimeve të reja mbi lumit Ibër në Mitrovicë. Në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente”.

Mund t'ju interesojë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 1 ore
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 1 ore
Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Para 2 orësh

Nisma e dështuar e hapjes së Urës mbi Ibër
Vitin e shkuar Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte ndërmarrë një nismë për të hapur për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës ishte simbol i ndarjes së qytetit në dy pjesë, atë veriore e banuar me shumicë serbe dhe atë jugore e banuar me shumicë shqiptare. Kjo nismë u kundërshtua nga banorët e veriut dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, përkatësisht karabinierët italianë të KFOR-it, vazhdojnë të jenë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër. KFOR kishte thënë se “çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dialog ky i cili që nga viti 2011, ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, thotë se qeveria e tij është, “për t’u hapur edhe ura kryesore mbi lumin Ibër”, dhe nga ky synim, siç thotë, “nuk heqim dorë asnjëherë”. “Prej neve është kërkuar t’i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar”, tha Kurti.

Në vitin 2014, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kishte një dakordim që ura kryesore mbi lumin Ibër të hapet për qarkullim edhe të automjeteve. Sipas një plani, pas rivitalizimit të urës, hapja e plotë duhej të bëhej në janar të vitit 2017. Kjo nuk u zbatua në praktikë për shkak të tensioneve të kohë pas kohshme në veri të Kosovës dhe frikës së bashkësisë ndërkombëtare për përshkallëzim të situatës edhe ashtu të brishtë në veri të Kosovës. Marrë nga DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan
Para 7 minutash

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri
Para 21 minutash

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)
Para 37 minutash

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 50 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 16 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 19 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 6 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 15 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.