Parkimet me koncension në Vlorë, Prefektja: Do rishihet kontrata

Debatet mbi koncesionin e parkingjeve në Vlorë kanë sjellë reagimin e Prefektes së këtij qarku, Etjona Hoxha.

Duke e cilësuar koncensionin në kundërshtim me interesat e vullnetin qytetar, Hoxha tha se kanë nisur konsultimet e nevojshme me instancat më të larta juridike për të rishikuar apo revokuar kontratën koncesionare.

Sipas saj koncensioni është miratuar për procedurë dhe jo për përmbajtje. Ndërsa shtoi se Sekretarit të Prefekturës i është kërkuar dorëheqja për firmosjen e koncesionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe deputeti i qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima është shprehur kundër koncensionit, ndërsa deklaroi  se Qeveria po bën të gjitha gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për koncesionin e parkingjeve në Vlorë, jam krejtësisht kundër. Me shumë sinqeritet nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë gjë. Por as qeveria nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë çështje dhe po bën të gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.

Ka instrumenta qeveria që mund të ndërhyjë edhe në çështje që i ka marrë pushteti lokal. Ai është një koncesion që nuk prodhon avantazhe për qytetarët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?