Parkinsoni mund të zbulohet nga një test

Hulumtuesit mund të kanë zbuluar një metodë për zbulimin e ndryshimeve në sy që mund ta identifikojnë sëmundjen e Parkinsonit para se simptomat e saj te kene arritur nje stad zhvillimi.

Eksperimentet e mjekëve nga University College London (UCL) gjatë analizimit tek minjtë, treguan se ndryshimet mund të shihet në pjesën e pasme të syve të tyre para se të ndodhte simptoma e dukshme.

Profesor Francesca Cordeiro i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se ishte një “zbulim potencialisht revolucionar në diagnozën e hershme dhe trajtimin e një prej sëmundjeve më me efekte negative në mbarë botën”.

“Këto teste treguan se ne mund të jemi në gjendje për të ndërhyrë sa më parë dhe në mënyrë më efikase për të trajtuar njerëzit me semundjene Pakinsonit”.

Simptomet e Parkinsonit përfshijnë dridhje dhe ngurtësi të muskujve, ngadalësia në lëvizje dhe një cilësi të reduktuar të jetës. Këto simptoma zakonisht shfaqen vetëm pasi qelizat e trurit janë dëmtuar. Parkinson prek 1 në 500 njerëz dhe është sëmundja e dytë më e zakonshme neurodegjenerative në të gjithë botën.

SHKARKO APP