Parku “Durana”, ministri Gonxhja: Zhvillim ekonomik për Shqipërinë dhe rajonin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal për Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar start-up-et të kthehen në biznese të qëndrueshme.

Përmes këtij parku synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.

“Parku teknologjik Durana sjell zhvillim ekonomik për Shqipërinë. Është një pol zhvillimi rajonal. Nga Durana presim të përfitojmë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar, transferim të dijeve si dhe kthim të startup-ve në biznese të mirëfillta që krijojnë mundësi punësimi dhe aftësimi”, tha Gonxhja.

SHKARKO APP