Parkut te Liqeni, protestuesit takojnë Llallën kërkojnë hetim

Një grup protestuesish takuan dje në mbrëmje edhe kryeprokurorin Llalla.

Ata thanë se kërkuan nga organi i akuzës të nisë hetimet si për projektin e bashkisë ashtu edhe për dhunë e ushtruar ndaj tyre.

Sazan Guri: “Edhe në protestat ku është vënë dorë mbi protestuesit por edhe me  këto që ne parashtruam Prokuroria sot hap proces penal. Nesër nga ne një lloj kallzimi që të ketë një spunto nga qytetarët për prokurorinë dhe besoj, atë që na tha dhe Prokurori i përgjithshëm, ne do të vazhdojmë rrugën dhe procedurat tona për këto shkelje të rënda penale.Janë prerë 15 pemë që është vepër penale neni 205 i kodit penal. Kur pritet një pemë apo 15 pemë në mënyrë pa leje ndërtimore, pa leje mjedisore, pa grupin përkatës të inxhinjerëve të pyjeve, pa grupin përkatës të damkimit që i bëhet pemëve, pastaj një grup tjëtër akoma i tretë që pret pemët. Pra në momentin që ke këto shkelje ligjore, ke një shkelje tjetër që ke prerë pemë pa lejet përkatëse.Kështu që këto janë vepra të rënda penale. Nuk janë qytetarët në vepër penale por është bashkia në shkelje dhe në vepra penale. Duhet të kemi një komunikim me Prokurorinë për ta çuar çështjen në fund sepse nuk është thjesht një kend sportiv por janë 10 deri në 15 pemë miniprojekte që rëndojnë në atë zonë. Ne nuk jemi kundër projektit por projektet të bëhen në vendin e duhur që është zona nëndigë, siç janë shumë parqe të tjera bosh në zona të mbyllura të Tiranës.”

Protestues: “Në ditët në vijim ne do bëjmë transparente dhe dokumenta të tjera përsa i përket vendimit të marrë nga Bashkia. Ne mendojmë që vendimi i Bashkisë Tiranë i firmosur dhe nga kryeministri ka problematika sepse është firmosur një leje mbasi ka filluar ndërtimi në Liqenin Artificial mes Tiranës.”

SHKARKO APP