Parlamenti Europian tryezë për Shqipërinë, Gjipali: Klimë e qetë

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka organizuar ditën e sotme një seancë degjimore për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore. Seanca është mbajtur me kërkesë të EPP-së (Partive Popullore Europiane) e cila ka kërkuar të informohet mbi situatën në vend përmes përfaqësuesëve të shoqërisë civile dhe botës akademike.
Nga grupi politik i socialistëve dhe demokratëve (S&D) është kërkuar të ketë edhe një tjetër folës për të balancuar diskutimet, Gledis Gjipali i cili e ka konsideruar një klimë përgjithsisht të qetë.
“Situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ne kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve. Mazhoranca, PS, po kërkon mandatin e 4 dhe po garon mbi premtimin për vazhdimin e reformave dhe bërjen gati të vendit për përfundimin e negociatave në 2027”, deklaroi Gledis Gjipali.
I pranishëm ka qënë edhe raportuesi për Shqipërinë i cili në kundërpqegjigje të shqetësimeve që ka ngritur Hoxha ka thënë se situata është përgjithsisht e mirë duke marrë shkas nga vizita e fundit qe ka bërë në Tiranë.