Parlamenti rrit pagat e Kushtetueses, ligji kërkon 84 vota. Basha jep votat për të marrë vulën e PD-së?

Një ditë pas gjyqit të bujshëm dhe shumë të pritshëm për logon e PD-së, të mërkurën Parlamenti do të votojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ku parashikohet rritja e pagës së gjyqtarëve në 6.6 milionë lekë dhe për kryetaren e gjykatës në 7.7 milion lekë. Ky ligj kërkon 84 vota për tu miratuar, dhe mazhoranca me 78 deputetët e saj nuk e miraton dot. Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë kundër dhe nuk do ta votojnë këtë ligj.

Nga opozita e vetmja forcë politike që deklaroi votën pro ishin demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha. Por drafti nxiti debate edhe brenda PS, edhe brenda deputetëve të drejtuar nga Basha dhe kuorumi i nevojshëm për të miratuar ndryshimet nuk u arrit edhe pse ligji pret në Parlament prej tetorit të vitit të kaluar.

Mbetet për tu parë nëse vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, në parlament do të miratohet apo jo ky ligj nga shumica socialiste e Lulzim Basha.

SHKARKO APP