Parulla simbol e protestës: “Më shumë mjete ka policia për të na vrarë, sesa mjekët për të na shpëtuar”
Policia ka ndërhyrë sot në mënyrë brutale për të dhunuar protestuesit dhe për të ndaluar manifestimet para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Forcat speciale kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugët e Tiranës me autoblinda që hedhin ujë me preson dhe duke qëlluar me gaz lotsjellës dhe në disa raste me armë zhurmuese.
Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestuesit nuk kanë kryer akte dhune. Policia i ka qëlluar pa paralajmërim dhe pa arsye, me të vetmin qëllim që të mos mblidheshin të gjithë në zonë të vetme.
Qindra të rinj janë dhunuar dhe të tjerë janë shoqëruar në komisariate.
Ndërkohë gjithë Tirana është mbytur nga gazi lotsjellës, i cili në kohën e pandemisë është dhe më i dëmshëm për mushkëritë e qytetarëve. Viktima të përdorjes pa kriter të gazit nuk kanë qenë vetëm protestuesit, por dhe mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët janë helmuar nga gazi edhe brenda banesave të tyre.
Një nga parullat që simbolizon më mirë dhunën e sotme është ajo që u shfaq në sheshin “Nënë Tereza” nga një protestues: “Me shumë mjete ka policia për të na vrarë, sesa mjekët për të na shpëtuar”.
Lexoni edhe..
- Dhunë policore e pa justifikuar ndaj të rinjve, e rrahin live dhe pa asnjë shkak ligjor
- Kryeministri kërcënon protestuesit e rinj: Do ju fus në burg!
- Presidenti Meta: Hetim urgjent për dhunën ndaj gazetarit. Ardi Veliu dhe çdo efektiv të bëjnë kujdes për zbatimin e ligjit
- Dita e dytë e protestës: “Luftë” guerrile në Tiranë, foto që flasin sa qindra fjalë!
- Çfarë ndodhi në ditën e parë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës/Foto reportazh
- Ikën Sandri, frikësohet Edi!
- Fjalori i Ramës për protestuesit, Plasari: Halabakë iu dukën dhe shokut Çaushesku, por…
- Dhuna në protestë, reagon Avokati i Popullit
- Spartak Ngjela: Rama tu thyejë brinjët protestuesve halabakë
- Vasili i përgjigjet Ramës: O gomar, pse e vrave pas shpine popullin si hajn?
FOTO/ Dita e tretë e protestës së qytetarëve

KOHA JONË SONDAZH

