Parshikimi/Si do të jetë moti gjatë fundit të gushtit

Pas disa ditëve me mot të paqëndrueshëm, kjo fundjavë do të ketë temperatura të larta dhe në favor të të gjithë pushuesve që kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin.

“Dita e sotme ka qenë me kthjellime jo vetëm në zona bregdetare, por në të gjithë territorin. Kjo do të vijojë edhe gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Gjatë fundjavës vlerat maksimale pritet të shkojnë në 38-39 gradë Celsius ndërsa vlerat më të ulëta në zonat malore pritet të jenë tek 18-19 gradë celsius që janë vlera të larta sa i përket muajit Gusht”.

Koha dhe temperaturat e larta deri në 38 gradë Celsius, do të shoqërojnë edhe gjithë javën e fundit të muajit Gusht. Ndaj të gjithë ata që i kanë lënë pushimet për në momentin e fundi do të mund të shijojnë detin, i cili sipas parashikimeve të Meteoalb do të jetë edhe i qetë.

“Zonat bregdetare do të jenë të favorshme pasi jo vetëm temperaturat do të jenë të larta, por edhe me dominim të kthjellët. Parametri i erës nuk do të jetë problematik duke bërë që të ketë një dallgëzim dy deri në tre ballë”.

Jo vetëm fundi i verës, por edhe fillimi i vjeshtës do të ketë një mot të favorshëm për pushuesit në bregdet. Java e parë e shtatorit do të vijoi me temperatura më të larta se sa është tipikja e kësaj stine.

SHKARKO APP