Partia Agrare Ambientaliste mbështet shqetësimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Partia Agrare Ambientaliste në një reagim për media mbështesin shqetësimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“PAA thekson se është prioritet i rëndësishëm për daljen nga kriza lehtësimi i çdo investimi vendas dhe i huaj në çdo sektor të ekonomisë dhe në çdo zonë të Shqipërisë. Në kohë pandemie paqartësitë dhe pasiguritë janë një taksë shumë e rëndë” thuhet mes të tjerash në reagim.

Reagimi i PAA për mediat;

Botimi sot i indeksit vjetor të vitit 2019 i prezantuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë konkludon se ambienti i biznesit është në pikën më të keqe gjatë 8 viteve të qeverisë Rama. Ky përkeqësim është një pengesë reale për biznesin dhe përballjen e tij me kostot e pandemisë.

Sipas këtij Indeksi është dyfishuar numri i anëtarëve të këtij DHAT që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi si rezultat i monopoleve të krijuara, tregtisë së pandershme, klimës politike si dhe vështirësisë në gjetjen e stafit të kualifikuar.

Partia Agrare Ambientaliste thekson se është prioritet i rëndësishëm për daljen nga kriza lehtësimi i çdo investimi vendas dhe i huaj në çdo sektor të ekonomisë dhe në çdo zonë të Shqipërisë. Në kohë pandemie paqartësitë dhe pasiguritë janë një taksë shumë e rëndë. Është koha për moratorium fiskal që nënkupton bllokim të rritjeve direkte ose indirekte të taksave e tarifave si dhe Lehtësim maksimal të proçedurave dhe kostove respektive.

SHKARKO APP