Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit…
Partia Demokratike ka dënuar ashpër grisjen e flamurit të Izraelit, të vendosur në ambasadën e këtij vendi në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal, ekstremist dhe antisemit.
Përmes një deklarate zyrtare, PD thekson se ky veprim bie ndesh me ndjenjat e miqësisë dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë Shqipërinë dhe Izraelin, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të identifikojnë dhe të ndëshkojnë sipas ligjit autorin e këtij akti.
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit.
KOHA JONË SONDAZH

